Bytyqi: Masat e reja për ballafaqim me krizën, menjëher pas rebalancit të buxhetit

Zv. kryeministri Fatmir Bytyqi sot tha se masat e reja për ballafaqim me krizën do të fillojnë menjëherë pasi të votohet rebalanci i buxhetit në Kuvend.

“Masat janë drejtuar drejt kategorive më të rrezikuara, presioni është i madh, kemi marrë masa njëjtë si në pandemi, të parat ishin për të gjithë, ndërsa pastaj për qytetarët më të rrezikuar”, tha Bytyqi për “Utrinski Brifing”.

Ai shtoi se edhe tre programet për bujqit nëpërmes fondit të ndërhyrjes nuk mund të kalojë derisa të votohet rebalanci.

Ai shtoi se të gjithë masat që do duhet të ndërmerren duhet të jetë adekuate dhe e mundshme në një periudhë të caktuar, secila masë mund të ketë efekte negative pasuese mbi tjetrën.

Sa i përket rritjes së theksuar të çmimeve pas përfundimit të masave për produktet bazë ushqimore, Bytyqi tha se kjo ka ardhur për shkak të rritjes së marzheve dhe ka qenë një rritje e paarsyeshme, artificiale e çmimeve, por pas indikacioneve të tij çmimet janë kthyer ose janë ndaluar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share