Spektakël në garën e Le Mans

244 mijë tifozë ndjekin dominimin e Toyota, pjesë e garës dhe aktori hollivudian

Për të pestin vit radhazi, gara 24-orëshe e Lë Manshit ka të njëjtin fitues, skuderinë Toyota. Brendon Hartley nga Zelanda e Re preu i pari finishin, për tu bërë kampioni i trefishtë në garën më të gjatë të automobilizmit. Ndërkaq, shoku i tij në ekip, Sebastian Buemi bëhet fitues për herë të katërt në garën e qëndrueshmërisë, teksa pjesë e këtij suksesi në hipermakinën hibride numër tetë ishte edhe japonezi, Rio Hirakava.

Edhe vendi i dytë shkoi për Toyota-n e pilotuar nga treshja, Majk Konvaj, Kamui Kobajashi dhe Hose Maria Lopez. Makina numër 709 e Glikenhaus Racing kompletoi podiumin, dukshëm inferior nga Toyota që nuk kishte rivalë në pistë. Gara e themeluar në vitin 1932 u ndoq nga mbi 244 mijë tifozë.

Në mesin e garuesve ishte aktori gjermano-irlandez i Hollivudit, Michael Fassbender dhe 16-vjeçari amerikan, Josh Pierson, i cili u bë edhe piloti më i ri që konkuron në këtë garë. Makinat garuese përdorën një lëndë djegëse 100% të rinovueshme si karburant.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share