Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor më 24 Qershor

MACRON PA PREMTIME KONKRETE PER LIDERET E RAJONIT

Lideret ballkanike presin qe me 24 Qershor ne samitin me homologet evropiane afate konkrete se kur shtetet e tyre do te antaresohen ne BE pas propozimit te Mitsotakis per vitin 2033. Bazuar në burimet diplomatike, thuhet se ky takim politik i nivelit të lartë me rajonin të fokusohet në tre fusha prioritare: energjinë, sigurinë çështjet e rinisë dhe idene e Macron per komunitetin politik ku perfshihen keto shtete dhe ato ish sovjetike si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.

Samiti i nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor do të mbahet më 24 qershor 2022 në Bruksel dhe do të përkojë me ditën e dytë të seancës së planifikuar të Këshillit Evropian, të planifikuar për më 23 dhe 24 qershor.

Ende nuk dihen detaje për temat konkrete dhe formatin e takimit me lideret ballkanike. Bazuar në burimet diplomatike, thuhet se ky takim politik i nivelit të lartë me rajonin të fokusohet në tre fusha prioritare: energjinë, sigurinë dhe çështjet e rinisë. Nderkaq ceshtja prioritare per lideret ballkanike eshte pershpejtimi i procesit te zgjerimit me hapjen e kapitujve me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. Ne prag te ketij samiti kryeministri grek Mitsotakis propozoi vendosjen e vitit 2033 si afati perfundimtar kur te gjashte shtetet e rajonit te anetaresohen me te drejta te plota ne familjen evropiane. Nje vit me pare ish kancelarja Merkel refuzoi publikisht propozimin e Sllovenise për anëtarësimin e shteteve kandidate nga Ballkani Perëndimor, deri në vitin 2030. Vendosja e një afati te tille për procesin e anëtarësimit që “na vë nën presion të gjithëve deklaroi asokohe ish kancelarja gjermane. Gjerat kane ndryshuar dhe krahas vetos bullgare ende ne fuqi per Shkupin ne skene ka dale nje propozim i ri kete rradhe nga  presidenti francez Emanuel Macron për krijimin e nje komuniteti politik evropian ku shtetet ballkanike te grupohen me ato ish sovjetike po ish komuniste si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia. Macron ka sqaruar se ky propozim nuk synon që të bëjë zëvendësimin e procesit te anëtarësimit të vendeve kandidate. Edhe pse paraprakisht ishte paralajmëruar se Franca, e cila mban presidencën e Bashkimit Evropian, do të organizonte Samitin BE-Ballkani Perëndimor në në fund të qershorit por me pas u mor vendimi për ti pritur liderët e rajonit në seline e Këshillit Evropian në Bruksel. Konferenca e nivelit të lartë nuk është e njëjtë me Samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të organizohet nën Presidencën Çeke në gjysmën e dytë të vitit 2022./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share