Gjatë ditës së hënë një litër naftë ka lëvizur deri në 1.92 cent.
Lidhja Demokratike të Kosovës ka kërkuar debat parlamentar për këtë cështje.
AAK e përkrah idenë e LDK-së për një rezolutë ku do ta obligonte qeverinë për heqjen e akcizës dhe TVSH-së për 5 muaj për produktet bazë.
Edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve , Agim Shahini ka propozuar Qeverisë që deri në fund të verës të suspendohet akciza për derivatet e naftës.
Ka reaguar ministri i Financave hekuran Murati i ciili thotë se thirrjet për ulje të akcizës së naftës janë thirrje për trashje të fitimit të tregtarëve.
Shoqata e naftëtarëve të Kosovës është arsyetuar se cmimet e naftës po rriten për shkak të rritjes së cmimit në tregjet ndërkombëtare./KlanMacedonia/