Anketë: 100 ditëshi – Qeveria merr notën 2.44

65.1% – QEVERIA NUK KA PLOTËSUAR PRITJET E TYRE

Për punën gjatë 100 ditëshit të parë, Qeveria nga nota maksimale 5 ka marrë  2.44 – thonë rezultatet e anketës së Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, për nevojat e së cilës e ka përpunuar agjencia M Prospekt.

Sipas anketës, 65.1% e qytetarëve janë prononcuar se Qeveria nuk I ka plotësuar pritjet e tyre.

58.7% e të anketuarve janë deklaruar se u është përkeqësuar cilësia e jetesës në vitin e fundit, për 29% cilësia ka mbetur e njëjtë, kurse 10.7% janë prononcuar se ka përmirësime.

55.1% e qytetarëve janë deklaruar se në dy vitet e ardhshme do të përkeqësohet situata ekonomike, kurse 55.8% vlerësojnë se vendi po lëviz në drejtim të gabuar.

Qeveria gëzon mbështetjen e rreth një të tretës së qytetarëve, kurse 63.7% nuk I besojnë Qeverisë raporton tv Klan M.

Si probleme të theksuara për 30% të qytetarëve janë varfëria dhe papunësia, për 25.9% korrupsioni dhe krimi, kurse situata ekonomike dhe largimi I të rinjve me 13.9%.

36.3% e të anketuarve vlerësojnë se vendit I duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare, derisa 30.4% janë të mendimit se për t`u tejkaluar sfidat duhet të formohet koalicioni I zgjeruar LSDM – VMRO DPMNE.

Hulumtimi është zbatuar gjatë periudhës nga 3 deri më 13 Maj 2022 përmes anketimit telefonik me 1.005 të anketuar. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share