Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje aktorit hollivudian me famë ndërkombëtare Leonardo DiCaprio lidhur me kritikat që ky i fundit ka bërë ndaj qeverisë socialiste për mbrojtjen e lumit Vjosa.
Por sot në Tiranë u nënshkrua marrëveshja e Ministrisë së Turizmit me organizatën amerikane “Patagonia” për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”.
“Më kanë shënuar diçka këtu për Leonardo DiCaprio por nuk po e them sepse u bë i gjallë për ta goditur qeverinë por s’u bë i gjallë për ta mbështetur qeverinë. Tani qeveria po bën atë që atij i kishin thënë që nuk kishte ndërmend ta bënte por që në fakt qeveria ishte duke e bërë.
E ka shok të mirë ministrja e Turizmit prandaj po i bie më shumë, edhe mbase këto goditje do t’i shkojnë në vesh, se mund ta kishim lavdëruar 1 orë edhe as ta merrte vesh fare. Por mbase duke e sharë pak do t’ja kapi veshi. Se aty ku të lavdërojnë me miliona njerëz e të lavdëroi dhe një tjetër s’bëhet lajm.
Por kur miliona njerëz të lavdërojnë, asnjëri nuk shan, të thonë që të ka sharë njëri, atëherë ka të ngjarë që të zgjohet dhe Nardi”, tha Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al