Futboll: Sot në orën 18:00, takohen RMV-ja – Gjibralltari

Maqedonia e Veriut sot në kuadër të raundit të katërt në Ligën C, Grupi 4 në kuadër të Ligës së Kombeve, do të mirëpret përfaqësuesen e Gjibraltarit, ndaj së cilës kombëtare kemi shënuar fitoren e vetme në edicionin e tretë të këtij kompeticioni.

Përkundër disfatës të papritur dhe pak sa befasuese kundër Gjeorgjisë, ekipi jonë kombëtar duhet të japi maksimumin që të shënon fitore, pasi me tre pike të reja do të përforcohen në pozitën e dytë në tabelën e klasifikimit. Këtë e ka pohuar edhe kapiteni Enis Bardhi para gazetarëve më tepër ka folur për humbjen ndaj Gjeorgjisë. Ai tha se çdo disfatë dhemb, megjithatë futbolli është i tillë dhe duhet ecur para. “Na dhemb çdo humbje. Por ne duhet të mendojmë përpara. Mund të garantoj se çdo lojtar jep më të mirën e tij, por ndonjëherë futbolli është i tillë. Ne duhet të ecim përpara dhe të ecim drejt qëllimit tonë. Ne duhet të vazhdojmë të luajmë mirë dhe atmosfera në ekip është ende e njëjtë dhe ne duam rezultate më të mira” – ka thënë kapiteni Enis Bardhi.

Ndeshjen e sontme Maqedoni e Veriut – Gjibralltari, që zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup, me fillim në orën do ta drejtoj arbitri nga Moldavia Dumitru Muntean. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share