Sekretari amerikan i Mbrojtjes deklaroi se Pekini po bëhet më agresiv në rajon
Pasi pala kineze deklaroi më herët se Kina nuk do të hezitojë të fillojë një luftë nëse Tajvani shpall pavarësinë e tij ka ardhur edhe një reagim nga Uashingtoni. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u shpreh se SHBA-ja do të bëjë pjesën e saj, për të menaxhuar tensionet me Kinën dhe për të shmangur një konflikt të mundshëm me Tajvanin edhe pse Pekini sipas tij po bëhet gjithnjë e më agresiv në rajon.
Dy ekonomitë më të mëdha në botë janë përplasur në muajt e fundit për çështje si ajo e Tajvanit, për të drejtat e njeriut deri te aktiviteti ushtarak i Pekinit në Detin e Kinës Jugore. Gjatë një takimi që Austin pati me ministrin kinez të mbrojtjes të premten, të dy zyrtarët thanë se duan një marrëdhënie më të mirë midis dy vendeve edhe pse nuk kishte ndonjë shenjë për ndonjë përparim të mundshëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Kujtojmë se më herët presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë të gatshme për të ndërhyrë ushtarakisht në rast se Kina do të pushtonte Tajvanin
Klan News