Këngëtari ka deklaruar se vuan nga sindroma ‘Ramsay Hunt’ e cila i ka shkaktuar paralizë të fytyrës
Justin Biber është detyruar të anulojë koncertet e radhës për shkak të problemeve shëndetësore. 28-vjeçari në një video në rrjetin social Instagram zbuloi se vuante nga sindroma e quajtur “Ramsay Hunt”, e cila i ka shkaktuar këngëtarit të njohur paralizë të pjesshme të fytyrës.
“Unë nuk mund të buzëqesh në këtë anë të fytyrës sime. Kjo vrimë e hundës nuk mund të lëvizë. Pra, ka paralizë të plotë në këtë anë të fytyrës sime”, thotë ai.
Këngëtari më pas iu drejtua fansave të tij të “frustruar” për shtyrjen e shfaqjeve të tij të ardhshme duke thënë: Kjo është shumë serioze siç mund ta shihni. Do të doja që të mos ishte kështu, por padyshim, trupi im po më thotë se duhet të ngadalësoj ritmin dhe shpresoj që ju ta kuptoni këtë. Unë do ta shfrytëzoj këtë kohë për të pushuar dhe më pas tëri kthehem 100% në mënyrë që të bëj atë që kam lindur për të bërë.
Bieber tha se po bën ushtrime për fytyrën dhe po pret të shërohet. Kujtojmë se Justin fitoi famë kur ishte vetëm 13-vjeç dhe u kthye në një fenomen me këngët si “Baby” dhe “Believe”.
Klan News