Zëvendësministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Kreshnik Ahmeti, të premten mori pjesë në Ministerialin e SEECP, në Selanik.
Ministria njofton se në fjalën e tij, Ahmeti tha se për rajonin është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjitha vendet të rreshtohen me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në raport me Federatën Ruse.
Po ashtu, thuhet se ai falënderoi Greqinë për “presidencën e tyre të suksesshme, përgjatë një viti shumë të vështirë për rajonin, dhe i shprehi presidencës së ardhshme, Malit të Zi, suksese dhe zotimin për bashkëpunim të ngushtë”.
“Integrimi euro-atlantik i rajonit është i një rëndësie të jashtëzakonshme, veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë, dhe kjo nënkupton edhe domosdoshmërinë që BE të ndërmarrë hapa të shpejtë për integrimin e rajonit dhe largimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.
Në fund, të Ministerialit u miratuan Raportin Vjetor i RCC, Strategjia dhe Plani i Punës 2023-2025 të SEECP dhe Deklarata e Përbashkët Politike.