Shqipëria merr 1 pikë në Islandë

Barazon 1-1 në takimin e parë në Ligën e Kombeve

Shqipëria e nisi me barazim sezonin e Ligës së Kombeve. Kombëtarja mori 1 pikë në sfidën me Islandën që u mbyll me rezultatin 1 – 1 të hënën në Rekjavik. Kuqezinjtë edhe pse patën më shumë raste se vendasit nuk mundën të merrnin më shumë nga kjo përballje. Në minutat e para Shqipëria u shfaq më shumë në zonën kundërshtare, por rastin e parë të rrezikshëm e pati Islanda me Berishën që u tregua i vëmendshëm.

Taulant Seferi arriti të kalonte Kombëtaren në avantazh në minutën e 30’. Pas goditjes së grushtuar të Abrashit, Seferi shfrytëzoi mundësinë, duke realizuar i rrethuar nga mbrojtësit kundërshtarë. Me fillimin e pjesës së dytë një gabim i lojtarëve kuqezi shkaktoi edhe golin. Islanda barazoi me Thorsteinsson.

Pavarësisht zëvendësimeve që bëri Edy Reja në sulm dhe mesfushë, nuk pati ndryshim të rezultatit. Grupi kryesohet nga Islanda me 2 pikë që ka 2 ndeshje, ndërsa Izraeli dhe Shqipëria kanë nga 1 pikë. Pikërisht me përfaqësuesen izraelite do të përballet Kombëtarja të premten.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share