ASH: Sot ishim dëshmitarë të një maskarade që vetëm KRRE mund ta prezantojë

DCIM100MEDIADJI_0484.JPG
Sot ishim dëshmitarë të një maskarade që vetëm KRRE mund ta prezantojë.
Përmes një reagimi me shkrim Aleanca për Shqiptarët thotë se gjatë prezantimit të bllok tarifave ( fasha tarifore ) të mundshme për tarifën e lartë ditore, në bazë të të cilave do të tarifohet konsumi i energjisë elektrike pas datës 01.07.2022, prezantuan se blloku  tarifor i parë do jetë nga 0 deri në 210 kWh, blloku i dytë tarifor nga 211 deri në 420 kWh , blloku i tretë nga 421 deri në 630 kWh dhe blloku i katërt mbi 630 kWh. Por, pikërisht në këtë prizëm qëndron mashtrimi e keqinformimi i konsumatorëve.
Nëse deri më sot çdo konsumatori i përgatitej fatura për një periudhë kohore deri më 30 ditë, tani me propozimin e ri kjo periudhë kohore do jetë 35 ditë. Nëse në bllokun e parë  deri në 210 kWh për 30 ditë faturim mesatarja do ishte 7 kWh në ditë, ndërsa për faturim 35 ditor mesatarja është 6 kWh, e kështu edhe në blloqet e tjera…, pra një mashtrim klasik, pasi nëse vazhdon faturimi si deri më tani në periudhë kohore prej 30 ditëve blloku i parë do ishte deri në 180 kWh e jo siç proklamohet tani deri në 210 kWh, blloku i dytë do ishte deri më 360 kWh e jo siç proklamohet deri në 420 kWh, blloku i tretë do ishte deri më 540 kWh e jo siç proklamohet deri në 630 kWh dhe blloku i katërt mbi 540 kWh e jo siç proklamohet mbi 630 kWh.
Por, jo vetëm në këtë aspekt, poashtu edhe në aspektin e ndarjes së blloqeve ka shumë mangësi e paqartësi.
Për funksionimin normal të shtëpive tona, të njëjtat janë të mbushura me shumëllojshmëri të pajisjeve, pa të cilat është e vështirë të imagjinohet jeta e përgjithshme. Të gjitha këto pajisje konsumojnë një sasi të energjisë elektrike.
Në bazë të disa parametrave krahasues konsumi ditor i këtyre pajisjeve është diku te 25 kWh në ditë ( lavatriçja, dushi, frigoriferi, shporeti elektrik për gatim, enëlarsja, laptopi, televizioni,  hekuri e fshesa elektrike  ), pra jo edhe kondicionerët apo pajisje të tjera për ngrohje, i bie që një familje me të ardhura mesatare të konsumojë për një muaj diku te 750 kWh, ose e ndarë në tarifën e lartë 470 kWh e 280 kWh në tarifën e ulët .
Për këtë konsum të energjisë elektrike sot në bazë të çmimeve aktuale konsumatori do të paguajë 4.875 00 denarë
470 * 7,32 = 3.440,40 denarë
280 * 3,67 = 1.027,60 denarë
TVSH                223,38 denarë
Ndriçim p.        184,00 denarë
TOTALI          4.875,00 denarë
Tani me zbatimin e bllok tarifave, por për këtë faturim deri më 30 ditë, si dhe me prezantimet se në bllokun e parë çmimi nuk do të ndryshojë, e se në bllokun e katërt çmimi do të jetë në nivelin e çmimit të tarifës industriale, ndërsa për tarifën e dytë e të tretë është marrë një mesatare mes këtyre dy çmimeve dhe fatura do jetë në vlerë prej 5.448,00 denarë.
180 * 7,32 =  1.317,60 denarë
180 * 8,68 =  1.562,40 denarë
110 * 10,05 =1.105,50 denarë
280 * 3,67 =   1.027,60 denarë
TVSH                 250,65 denarë
Ndriçim p.         184,00 denarë
TOTALI           5.448,00 denarë
Pra ndryshimi është 573,00 denarë ose 11,75 % , vlerë shtesë të cilën do të duhej ta paguajë një konsumator me konsum të këtillë që morëm si shembull. Pra rritja është 11,75 %  e jo siç mundohen ta paraqesë KRRE se do të ketë rritje vetëm 5 % ose 6 % .
ASH ka ndjekur me vëmendje këto zhvillime, në disa dalje para opinionit publik ka paraqitur me fakte arrogancën, papërgjegjshmërinë dhe joprofesionalizmin e KRRE. ASH ka dhënë propozime konkrete, por të njëjtat nuk janë marrë parasysh nga ky institucion.
Ditët në vazhdim ASH do të dalë me qëndrime konkrete lidhur me këtë temë.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share