Ish-presidenti i FIFA dhe ai i UEFA të mërkurën dalin përpara gjykatës në Zvicër
Në Zvicër pritet që të mërkurën të nisë gjyqi për ish-zyrtarët e FIFA-s Sepp Blatter dhe Michel Platini, të cilët akuzohen për korrupsion.
Platini përfitoi një pagesë prej 2 milionë Dollarësh, që sipas akuzës është kryer në mënyrë të padrejtë. Si Blatter ashtu edhe ikona franceze e futbollit kanë mohuar që të kenë shkelur ligjet, për të cilat u ngrit akuzë nga prokurorët zviceranë në Nëntor të 2021.
Sipas hetuesve, Blatter e pagoi ish-kapitenin e Francës për konsulencë, por jo në përputhje me ligjin. Por të dy të akuzuarit thanë se pagesa ishte një rrogë e papaguar. Kjo është kthyer në një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit që ka trondtiur FIFA-n.
Blatter, ka qenë president i qeverisë botërore të futbollit për 17 vite, ndërsa u tërhoq në 2015. Më pas Platini u largua si kreu i UEFA një vit më pas. Për shkelje etike janë ndaluar me 6 vite që të aktivizohen në punët publike.
Gjyqi nis më 8 Qershor e përfundon në 22 Qershor.