MOSKA PARALAJMËRON PËRGJIGJE SERIOZE
Sergej Lavrov e ka përshkruar si “të paprecedent” hapin e Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Malit të Zi të mos i lejojnë fluturimin që të mbërrijë në vizitë zyrtare në Beograd. Përfaqësuesit rusë bëjnë thirrje për “përgjigje serioze” që nuk do të nënkuptojë vetëm masa diplomatike.
Ministri I Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka deklaruar se përkundër situatës me vizitën në Serbi askush nuk do të mund t`I shkatërojë raportet me Serbinë. Në press-konferencën e sotme Lavrov tha se NATO-ja dhe BE-ja duan ta shëndërrojnë Ballkanin në projekt të ahstuquajtur “Ballkan të mbyllur”
“Në qoftë se vizita e Ministrit rus të Punëve të Jashtme në Serbi për Perëndimin paraqet kërcënim të dimensioneve universale, atëherë gjërat në Perëndim qëndrojnë keq.” – deklaroi Lavrov
Ministri serb Aleksandar Vulin, i cili përgatitej të jetë nikoqiri i Lavrovit ka shprehur keqardhje të thellë për shkak të faktit që vendet fqinje kanë bërë “obstruksion” të vizitës së Lavrovit, të cilin ai e përshkroi si “mik i madh dhe i dëshmuar i Serbisë”.
“Bota në të cilën diplomatët nuk mund të kërkojnë paqe është botë në të cilën nuk ka paqe. Ata që e penguan ardhjen e Sergej Lavrovit nuk dëshirojnë paqe, ata ëndërrojnë ta mposhtin Rusinë. Serbia është krenare që nuk është pjesë e histerisë antiruse, ndërsa vendet që janë do t’u vijë koha kur do të turpërohen.” – deklaroi Aleksandër Vulin.
Duke komentuar vendimin e Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bullgarisë për mbylljen e hapësirës ajrore, Ministri I jashtëm rus Lavrov tha se të trija vendet janë pranuar në NATO vetëm që të dënohet dhe të minohet Serbia. /KlanMacedonia/