Shqipëria dhe Greqia janë gati të rinovojnë marrëveshjen e re të fqinjësisë së mirë mes dy shteteve.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat citojnë burime diplomatike, sipas të cilave, Shqipëria është pro rinovimit të marrëveshjes 5-vjeçare me Greqinë për miqësinë, bashkëpunimin, fqinjësinë e mirë dhe sigurinë mes dy shteteve.
Pakti mes dy shteteve u nënshkrua për herë të parën në vitin 1996 dhe pati kohëzgjatje 20-vjeçare, e cila përfundoi në vitin 2018.
Në këtë vit u rinovua për herë të dytë kjo marrëveshje edhe për 5 vite të tjera deri në vitin 2023. Por pas disa muajsh edhe kjo marrëveshje do të skadojë dhe Shqipëria e Greqia mesa duket kanë rënë dakord për ta rinovuar edhe për 5 vite të tjera. /tvklan.al