BULLGARIA, MALI I ZI DHE RMV MBYLLEN HAPESIREN AJRORE
Vizita e ministrit te jashtem rus Sergej Lavrov ne Beograd eshte anulluar zyrtarisht pasi Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbyllën hapësirën ajrore për aeroplanin rus me destinacion Serbinë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se duke mbyllur qiellin për Lavrov, vendet e BE-së dhe ato fqinje me Serbine bllokuan një tjetër kanal komunikimi me Rusinë.
Sergej Lavrov nuk arriti qe te udhetoje drejt Beogradit pasi Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbyllën hapësirën ajrore për aeroplanin rus me destinacion Serbinë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se duke mbyllur qiellin për Lavrov, vendet e BE-së dhe ato fqinje me Serbine bllokuan një tjetër kanal komunikimi me Rusinë. Diplomacia jonë nuk e ka zotëruar ende teleportimin qe te shkohej ne Serbi ne menyre imagjinare ka deklaruar Zakharova në mënyrë lakonike. Ajo deklaroi se Rusia, ndryshe nga Bashkimi Evropian, nuk do të vendosë një perde të hekurt.
Lavrov është objekt i sanksioneve perëndimore për shkak të agresionit rus në Ukrainë nderkohe qe edhe hapësira ajrore evropiane është e mbyllur për avionët rusë. Kështu të paktën përfundoi ky episod i sagës, gjatë së cilës, sipas kryeministres Ana Brnabiq, presidenti Vuçiq u perfshi edhe personalisht per te siguruar logjistikën e vizitës së ministrit te jashtem rus. Marrëveshja e gazit ndërmjet Serbisë dhe Gazpromit është konsiderua si dëshmi e re e cënimit të politikës së përbashkët evropiane. Vuçiq është në telashe sepse duhet të bëjë pazare me Moskën dhe Perëndimin në të njëjtën kohë dhe t’u tregohet qytetarëve si një “.udhëheqës i forte.
Nderkaq Serbia nuk po arrin te marre furnizime me nafte nga Rusia per shkak te mbylljes nga BE te rrugeve detare e tokesore te furnizimit. Kjo do të thotë se nuk ka asnjë mundësi për të dërguar naftë bruto ruse në Rafinerinë e Pancevos. Edhe pse embargoja evropiane do të thellohet në fund të vitit, sanksionet kane sjelle cmime te larta ne tregun e energjise ku tashme një fuçi nafte shitet me 123 dollarë.