Ndikimi i Rusisë në vendet e ballkanit Perëndimor

SELIMI: KOHËT E FUNDIT KY NDIKIM ËSHTË ZBEHUR

Ndikimi rus në vendet e Ballkanit Perendimor do të zhvillohet për aq, sa atë do të lejojnë SHBA-të, vendet e BE-së dhe elitat politike të shteteve të Ballkanit Perendimor. Këto janë vlersimet e njohësve të çështjeve të jashtme në Vend. Sipas Selim Ibraimit kohën e fundit ky ndikim është zbehur, raporton KlanMacedoni.

Sipas njohësit të politikave të Jashtme Selim Ibraimi njëherit edhe autor i Librit ‘ Ndikimi i Rusisë në vendet e Ballkanit Perendimor’ vendet e BE-së duhet të tregojnë një fleksibilitet më të shprehur për vendet që ardhmërinë e shohin në familjen e madhe evropiane, ndërsa qeveritë dhe elitat politike të vendeve të Ballkanit Perëndimor as në teori e as në praktikë të mos luhaten, ”ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit”.Sipas tij, ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perendimorë tani më është Zbeh’

”Ajo që duhet të kenë kujdes qeveritë e Ballkanit është që të parandalojnë këtë ndikim malinjë në partitë politike dhe në organizata të ndryshme dhe të universiteteve. Ndikimi tani është zbeh. Qeveritë progresive duhet të kenë kujdes në Kosovën Veriore, Bosnjë dhe rolin e Serbisë si segmend i caktuar i politikës së Jashtme për të destabilizuar rajonin” – deklaroi Selimi

Duke folur për iniciativën Ballkani i Hapur i cili më 7 dhe 8 qershor do të mbahet në Ohër Selimi thotë se duhet të kihet kujdes nga ndikimi i Serbisë, sipas tij përderisa Serbia nuk nuk ndërpret të gjitha ndikimet nga Rusia Ballkani i hapur nuk do ti shërbej paqes dhe stabilitetit.

Ballkani i hapur duhet të shfrytëzohet për qëllime të mira dhe duhet të shihet ndikimi i Serbisë këtu. Nëse Serbia i ndërpret të gjitha ndikimet nga Rusia Ballkani i Hapur do të jetë në funksion të paqes dhe stabilitetit. Gjithçka mvaret nga Serbia.

Këto komente Selim Ibraimi i bëri gjatë promovimit të librit të tij ‘ Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perendimor’ në të cilin libër autori bën përpjekje serioze ta identifikojë qartë interesin dhe planet ruse për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por mbi të gjitha, t’i identifikojë metodat e veprimit të Rusisë drejt realizimit të qëllimeve qofshin ata qëllime afat shkurta, qëllime afat mesme ose qëllime afat gjata”. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share