Liga e Kombeve: Zhgënjejnë Belgjika, Kroacia dhe Franca

Ekipet fituan të gjitha ndeshjet e mbrëmshme

Përfaqësuesja e Belgjikës ka zhgënjyer në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, pasi është mposhtur me trezultat të thellë para publikut vendas nga Holanda 1-4. Hollandezët që drejtohen Van Gaal luajtën një ndeshje të shkëlqyer duke mos e vënë në asnjë moment në dyshim fitoren. Autor të golave për holandezët ishin Steven Bergëijn, Depay dy gola dhe Dumfries . Golin e nderit pë vendasit e shënoi, Mitchy Batshuayi realizoi .

Kombëtarja kroate ishte e pafuqime në përballen me Austrinë duke pësuar humbje të pastër 0-3 nga Austria. Autor të golave ishin Arnautoviq, Gregoritsch dhe Sabitzer

Para tifozëve të vetë humbë edhe Franca 1-2, në përballjen me Danimarkën. “Gjelat” kaluan të parët në avantazh me Karim Benzema, por Kornelius përmbysi gjithçka duke i dhënë kështu edhe pikët e plota Danimarkës.

Në Ligën C Kazakistani mposhti 2-0 Azerbajxhanin që drejtohet nga ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Xhianni De Biazi.

Fitore minimale edhe për Sllovakinë që mposhti 1-0 në transfertë Bjellorusinë.

Në Ligën D, Letonia fitoi në shtëpi ndaj Andorrës me rezultatin 3-0, ndërsa Moldavia mposhti në transfertë Lihtenshtejnin me rezultatin 2-0.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share