Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,41% në raport me vendimin e datës 1.6.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 2,027 %, te nafta për 2,774 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,650 % dhe te mazuti për 0,69% .
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 denarë/litër.
Nga data 3.6.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 107,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 109,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 99,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 95,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 54,640 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e
mëparshme, është më i ulët për 0,101%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 3.6.2022. Tregtarët me
shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve
të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar
Lexo gjithashtu
Seanca për ndryshimet kushtetuese në Kuvend nis të premten
Të premten në Kuvend duhet të fillojë mbledhja plenare për ndryshimet kushtetuese. Procedura tashmë ka filluar me atë…
14.08.23 10:08
Osmani dhe Millkov vizituan BNU Kliment Ohridski ku edhe vendosën lule
Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Nikollai Millkov, në kuadër…
07.12.22 16:00
Mickoski kërkon 61 deputetë për “transformim të Maqedonisë”
“Pres që zgjedhjet e ardhshme BDI të shkojë në opozitë” Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski është…
11.11.23 13:57