Makina e parë fluturuese në treg në 2024

Është kineze makina e parë fluturuese hibride elektrike. deri më sot janë prezantuar shumë projekte të cilat janë në fazën e zhvillimit për mjete elektrike me ngritje dhe zbritje vertikale që quhen eVTOL, por janë shumë të ngjashëm me dronët sesa me automjetet. Xpeng X2 është një makinë fluturuese e plotë, me dy vende, dhe lëviz me të njëjtën lehtësi si në tokë ashtu edhe në ajër.

Sipas grupit industrial, mjeti është i pajisur me një sistem kontrolli të fluturimit inteligjent dhe me mundësinë për funksionim autonom.

Është gjenerata e fundit, sipas presidentit të kompanisë Xpeng, ky mjet që mund të udhëtojë ne toke e qiell, dhe ndryshimi i modalitetit është mjaft i thjeshtë. Sipas tij, së shpejti do të hyjë në prodhim masiv dhe dorëzimet e para do nisin në 2024.

Grupi i inxhinierëve që po punon për këtë mjet të ri, bëjnë të ditur se sipas projektit, fluturimi mund të ketë një autonomi prej 150-200 km, mund të transportojë dy pasagjerë, ka 2 helika, ka një sistem me parashutë në brendësi.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share