E doktoruar në shkencat filologjike në kohë pandemie, vetëm 29 vjeçare, Donika Bakiu nga Tetova flet në emisionin 99 Minuta. Si doktorante e re, studimet në ciklin e tretë i filloi normalisht, por pandemia e Covid-19 për shpejt kohë bllokoi çdo gjë. Si rrjedhojë, ligjëratat dhe provimet e fundit, iu deshën t’i kryejë nga shtëpia me mjete alternative “online”.
Në Klan Macedonia, Donika tregon se si diplomat e fituara dhe certifikatat e shumta, mund t’i varë në mur sepse siç thotë ajo, këtu nuk vlerësohen.
Ajo flet edhe për punën vullnetare për dy vite radhazi gjatë kohës së pandemisë, duke përkthyer tekste e dokumente me rëndësi për qytetarët. Pas kësaj, oferta nga ish ministri i Shëndetësisë për ta punësuar në këtë ministri e në fund, pas ndërrimit të ministrit, ndërprerja e kontratës nga drejtuesit e rinj të Shëndetësisë.
Një shembull tipik i asaj që Donika mes tjerash e përmendi. Diploma nuk të hyn në punë nëse nuk i ke punët mirë me partinë.
Bisedën e plotë me Doktor Donika Bakiun mund ta ndiqni në videon e mëposhtme./KlanMacedonia