80 vjet nga dëbimi i Hebrenjëve maqedonas

PENDAROVSKI: ROLI I QEVERISË PROFASHISTE – BULLGARIA TË KËRKOJË FALJE

Më 11 Mars janë bërë 80 vite nga holokausti i hebrenjve maqedonas. Nga ky vend 7.144 burra, gra, pleq dhe fëmijë, me tri karvane janë dërguar në stacionin hekurudhor dhe janë dërguar në kampin e vdekjes “Treblinka” – tha në fjalimin e tij Presidenti, Stevo Pendarovski, I cili ishte në krye të marshit të të gjallëve, nga stacioni hekurudhor deri te Kombinati I duhanit, në përkujtim të hebrenjve maqedonas.

“Drejtësia nënkupton të njihet dhe emërohet e vërteta dhe kjo të respektohet nga të gjithë. Që të ketë pajtim, duhet të ketë kërkimfalje për rolin e qeverisë së atëhershme profashiste në Sofje për deportimin e hebrenjve maqedonas” – tha Pendarovski.

Kryetari i Komunitetit hebraik në Maqedoninë e Veriut, Pepo Levi, tha se ekzistojnë ende idetë për shkatërimin e Hebrenjve, duke për thirrje për vendosmëri në përballje me të gjitha nismat e antisemitizmit.

“Shpeshherë pyes veten nëse janë një mësim 50 milion viktimat në Luftën e Dytë Botërore, prej të cilëve 6 milionë hebrenj. Sot kur antisemitizmi dhe nazizmi po zgjdhen në forma të ndryshme jo vetëm në Evropë, por edhe në Ballkan dhe Maqedoni, duhet të ndalet urrejtja dhe përpjekjet për dominim” – tha Pepo Levi.

Ndryshe, në shënimin e 80 vjetorit të dëbimit të hebrenjve maqedonas, në qytetin e Shtipit ku u përkujtuan 535 të dëbuarit nga ky qytet, ka marrë pjesë edhe 88-vjeçarja Shela Altarac, e vetmja e mbijetuar e deportimit më 11 Mars 1943. Ajo në Maqedoninë e Veriut enkas për këtë ditë kishte mbërritur nga Izraeli.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share