Një shumë e konsideureshme parash të vjedhura në banka të shteteve të Bashkimit Europian, u tentua që të shiteshin në Shqipëri.
Bëhet fjalë për 80 mijë Euro, para me bojë sigurie, që ishin vjedhur në bankat europiane dhe do të shiteshin në Shqipëri nga 2 persona në Durrës.
Policia që kishte marrë informacion për këtë rast, arrestoi 2 të dyshuarit T. D., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe V. K., 43 vjeç, banues në fshatin Ardhishte, Shijak.
Në fshatin Ardhishte, në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e policisë gjetën shumën e parave 80 mijë Eurove.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
/tvklan.al