Para tetë vjetësh, më 6 gusht 2016, ndodhi një katastrofë natyrore ku vërshimet përmbytën lagjet Hasanbeg dhe Stajkovc në Shkup.
Si pasojë e vërshimeve humbën jetën 23 persona. Pas këtyre vërshimeve banorëve të këtyre lagjeve iu deshën muaj të tërë që t’i kthehen jetës normale.
Gjatë 24 orëve më 6 gusht 2016 në Shkup kanë rënë 92.9 litra shi në një metër katror, ndërsa gjatë dy orëve të para nga fillimi i motit të lig ka pasur mbi 800 vetëtima.
Rreth një mijë qytetarë janë evakuuar gjatë natës së 6 gushtit.