Tetë vjet burg për abuzim në familje, plagosje dhe sulm seksual. Ky është dënimi që të martën më 6 Dhjetor, Gjykata e Varese-s ka dhënë për një 54-vjeçar shqiptar. Për disa vite ai ishte në gjykim për abuzim ndaj gruas së tij, po ashtu shqiptare.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, gruaja, identiteti i të cilës nuk është bërë publike, denoncoi bashkëshortin edhe për marrjen e një sasie parash prej 2 mijë eurosh.
Marrëdhënia e dhunshme kishte nisur 3 ditë pas martesës në Shqipëri.
“Sepse kisha ndryshuar ngjyrën e thonjve”, ka thënë denoncuesja në gjykatë. Dhe kjo dhunë vazhdoi deri për Krishtlindje në vitin 2021. Asokohe ai dhunoi gruan sepse nuk kishte bërë blerjet siç duhet (nuk kishte marrë alkool), por edhe dy fëmijët. Menjëherë më pas u arrestua.
Gruaja ka treguar se burri e detyronte që të bënin seks. Sipas saj ai mbante një thikë nën jastëk dhe këtë e përdorte për ta ndaluar gruan që t’i thoshte jo kërkesave të tij seksuale, të cilat kryheshin gjithmonë pas fyerjeve e dhunës fizike. Pala mbrojtëse e shqiptarit i mohoi akuzat, por ndryshe vendosi gjykata./tvklan.al