78 vjet nga hedhja e bombës atomike në Hiroshima

Kanë kaluar 78 vjet që nga hedhja e bombës atomike në Hiroshima.

Më 6 gusht të vitit 1945, bombarduesi B-29 Superfortress, i emëruar do të hidhte bombën atomike “Little Boy” ( Djali i vogël), që pati pasoja me shkatërrimin e qytetit.

Hedhja e bombës atomike mbi Hiroshima, do të pasohej me hedhjen e bombës atomike “Fat Man” (Burri i shëndoshë) në Nagasaki, më 9 gusht të po atij viti.

Bomba atomike do të shkaktonte vdekjen e shumë personave (kryesisht civilë).

Është pak e vështirë të jepet një shifër e saktë për viktimat e Hiroshimës duke marrë në shqyrtim të vdekurit nga impakti dhe të vdekurit nga rrezatimi.

Sipas disa shënimeve zyrtare, rezultojnë 140 000 të vdekur në Hiroshima (gjatë dhe pas impaktit).

Ndërsa për Nagasakin numërohen rreth 74 000 viktima. Nga të dy qytetet me një numër vdekjesh prej 210 000 jetësh, popullsia civile do të ishte ajo që do të vuante më shumë shpërthimet e dy bombave atomike.

Ky lloj sulmi ishte sulmi i parë nuklear në botë dhe shpërthimi i kësaj bombe do të përshpejtonte dorëzimin e Japonisë Imperialiste, duke i dhënë fund luftës.

Japonia do të dorëzohej zyrtarisht më 2 shtator 1945, duke i dhënë fund luftimeve në glob. /Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share