Edhe pse një pjesë e konsiderueshme e funksionaëve dhe subjekteve politike janë deklaruar kundër rritjes së pagave për funksionarët dhe janë zotuar për zgjidhjen e këtij problemi që ngarkon rëndë buxhetin e shtetit, në praktikë askush nuk merr masa. Rrogat e rritura vazhdojnë të ecin. Për këtë në Klan Debat, Fatmir Besimi si Ministër i Financave u deklarua se po bëhen bisedime edhe me sindikatat për të gjetur një zgjidhje sistematike, që do të përfshijë të gjithë të punësuarit në sektorin publik, përcjell Klan Macedonia.
“Kërkesa e sindikatave ishte që edhe pagat e të punësuarve në sektorin publik të shfrytëzojnë të njejtën metodologji si ajo e funksionarëve… në kuptimin e koeficientit që lidhet me rrogën mesatare. Dhe kjo është e pranueshme për ne”, tha mes tjerash besimi në Klan Debar me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia