76 të vdekur nga protestat në Iran

Grupet e te drejtave te njeriut e kane cilësuar dhunën ndaj demonstruesve nje krim ndërkombëtar

Të paktën 76 protestues janë vrarë nga forcat iraniane të sigurisë gjatë 11 ditëve të trazirave të shkaktuara nga vdekja e një gruaje në paraburgim e cila nuk kishte vendosur hixhabin në mënyrën e duhur.

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka bërë të ditur se ishte shumë e shqetësuar nga reagimi i dhunshëm i autoriteteve dhe u kërkoi atyre të respektonin të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore.

Mbi 20 gazetarë si dhe qindra demostrues janë arrestuar. Demonstratat antiqeveritare janë përhapur në më shumë se 80 qytete dhe qyteza në të gjithë Iranin që nga funerali i Mahsa Amini më 17 Shtator.

Pavarësisht numrit në rritje të vdekjeve dhe një goditjeje të ashpër nga forcat e sigurisë duke përdorur gaz lotsjellës, shkopinj dhe, në disa raste, municione videot e postuara në mediat sociale treguan protestuesit që bënin thirrje për rënien e institucionit klerik ndërsa përlesheshin me forcat e sigurisë në shumë qytete të tjera iraniane. Studentët dhe mësuesit në më shumë se 20 universitete gjithashtu organizuan një grevë dhe u larguan nga klasat e tyre.

22-vjeçarja kurde Mahsa Amini kishte qenë për vizitë në kryeqytetin, Teheran, më 13 shtator kur u arrestua nga oficerët e policisë për dyshimin se kishte shkelur ligjin e rreptë që u kërkon grave të mbulojnë flokët me hixhab. Ajo u dhunua dhe u dërgua në një qendër paraburgimi por humbi jetën në spital pas tre ditësh në koma për shkak të plagëve.

Protestat kundër policisë morale dhe ligjit të hixhabit të shkaktuara nga vdekja e saj u shndërruan shpejt në sfidën më serioze me të cilën është përballur struktura klerikale myslimane e Iranit në vite. Videot e postuara në mediat sociale kanë treguar gra duke djegur shamitë e tyre dhe duke prerë flokët në publik me thirrje “Gratë, jetë, liri” dhe “Vdekje diktatorit” për Udhëheqësin Suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Teherani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane se po përdorin trazirat në përpjekje për të destabilizuar Republikën Islamike.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share