Rreth 600 mijë euro kushtojnë syzat, teshat dhe çantat e konfiskuara nga Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, i arrestuar për aferën “Zhvatja”. Klshtu deklaroi në Klan Debat drejtori i Agjencisë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar, Driton Nebiu.
Sipas Nebiut, këto sende me vlerë të Boki 13 do të dalin në ankand publik shumë shpejt.
I pyetur për vlerën e madhe të tyre, që nuk përkon me standardin në vend dhe nëse vallë do të gjendet ndonjë që mund t’i blejë me atë çmim të lartë, Nebiu u shpreh se në të kundërtën, ato do të mbesin pronë e shtetit./KlanMacedonia