60 vite nga tërmeti në Shkup

TËRMETI LA PAS RRËNOJA, MORI 1070 JETË DHE PLAGOSI RRETH 3000 NJERËZ

Sot shënohen 60 vite nga termeti shkatërus në Shkup. Qeveria këtë ditë e shënon me aktivitete të shumtaë

60 vite më parë – 26 korrik 1963, shkupjanët u zgjuan nga fatkeqësia më e madhe natyrore që i ndodhi qytetit. Në orën 05:17, toka në Shkup u lëkund me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti la pas rrënoja, mori 1070 jetë dhe plagosi rreth 3000 njerëz. Mbi 200,000 banorë mbetën të pastrehë.

Pas tragjedisë në Shkup, Kryqi i Kuq ndërkombëtar bëri apel deri te të gjithë organizatat, të organizojnë ushqim për fëmijët shkupjanë.

Unioni interparlamentar dërgoi rekomandim deri te të gjithë parlamentet dhe qeveritë të ndihmojnë në rimëkëmbjen e qytetit. Organizatat humanitare në shumë vende filluan me grumbullimin e ndihmës për Shkupin.

Kombet e Bashkuara ndërmorën aktivitete për ndihme afatgjate për qytetin e rrënuar.

Më 23 shtator të vitit 1963, 35 vende kërkuan që Asambleja e përgjithshme ta vendos në rend të ditës të mbledhjes së saj pikën për ndërmarrjen e masave me rastin e tërmetit në Shkup. Më vonë, më 27 shtator, Asambleja e përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për ndihmë ndaj Shkupit.

Më 14 tetor, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njëzëri miratoi rezolutë për dhënien e ndihmës për Qeverinë jugosllave gjatë rikonstruktimit të Shkupit, ku shprehën keqardhje me rastin e katastrofës së madhe.

Në debatin për ndihmën e Shkupit, Asambleja e Përgjithshme i dëgjoi fjalimet e përfaqësuesve të mbi 20 vendeve nga të gjitha kontinentet. Kjo ditë ka mbetur në historinë e Kombeve të Bashkuara si ditë e Shkupit.

Sot 60 vjetori i tërmetit në kryeqytet shënohet me një sërë aktivitetesh në disa lokacione anembanë Shkupit. Me rastin e 60 vjetorit të tërmetit katastrofal në Shkup të vitit 1963, një delegacion qeveritar i kryesuar nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq,i shoqëruar nga ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe zëvendësministri i Arsimit Agim Nuhiu vendosën lule të freskëta para memorialit për viktimat e tërmetit në varrezat e Butelit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share