58 efektivë dhe 10 mjete të Forcave të Armatosura të vendit u nisën drejt Greqisë ditën e djeshme për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Teksa ka ndarë një video në Facebook-un e tij, kryeministri Rama thotë se efektivët shqiptarë janë maksimalisht të angazhuar në këtë operacion në zonën e Aleksandropulit.
“Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi, janë maksimalisht të angazhuar në operacionin e shuarjes së flakëve në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë e madhe që ka goditur fqinjët këtë sezon të nxehtë”, shkruan Rama./tvklan.al