563 sanksione për vozitje të shpejtë në gjithë territorin e RMV-së

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (01.10.2023), ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 563 drejtues mjetesh.

Prej tyre, 35 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe nëntë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Njëkohësisht në vendbanim tejkaluan shpejtësinë 255 automjete, ndërsa jashtë vendbanimit 308” – thuhet në kumtesën e MPB-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share