56 vjeçare shqiptare humb jetën në plazhin e Artemisë në Greqi

Një 56-vjeçare shqiptare është nxjerrë pa ndjenja nga zona detare e plazhit të Artemisës në Greqi pasditen e së shtunës. Pas dhënies së ndihmës së parë nga një roje plazhi, ajo u transportua me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Athinës, ku u konstatua vdekja e saj.

Autoriteti Qendror Portual i Rafinës, që po kryen hetimet paraprake, ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në Laboratorin e Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë të Universitetit të Athinës për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share