54-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në punë në Itali (Emri)

Një punëtor shqiptar ka ndërruar jetë në Itali pas një aksidenti në punë. Ngjarja ka ndodhur në Frascineto, një zonë pranë Cosenza-s në Kalabri. Viktima është një 54-vjeçar i quajtur Edison Malaj.

Sipas asaj që shkruajnë mediat ai u dëmtua rëndë nga një pllakë betoni që ra nga një vinç. Malaj ishte në punë së bashku me disa kolegë të tjerë kur për arsye që ende nuk janë përcaktuar, pllaka e betonit që transportohej ra duke goditur direkt 54-vjeçarin.

Ndërhyrja e ekipit të emergjencës ishte e padobishme. Ai kishte marrë dëmtime shumë të rënda duke humbur menjëherë jetën. Prokuroria ka nisur hetim për këtë ngjarje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjithnjë sipas mediave italiane në lidhje me rastin janë vënën nën hetim tre persona. Ata janë thirrur për t’u pyetur për vrasje nga pakujdesia dhe neglizhencë në punë. Për të hedhur dritë më shumë mbi këtë ngjarje janë marrë edhe disa kamera sigurie./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share