54 ditë pas tërmetit në Turqi, ndodh mrekullia! Vetin bashkohet me të ëmën (Video)

Thuajse dy muaj pas tërmetit shkatërrues, ndodh një mrekulli. Një foshnje e cila pas tërmetit në Turqi u bë virale dhe u tha se kishte humbur prindërit, ka arritur të bashkohen me nënën e saj.

Mediat e huaja shkrujnë se ishte një test ADN-je që konfirmoi se ato të dyja ishin nënë e bijë. Foshnja 3 muajsh e gjysmë e quajtur Vetin, u nxorr nga rrënojat e një ndërtese në provincën e Hatay më shumë se pesë ditë pas tërmetit të 6 Shkurtit pa probleme shëndetësore.

Ishte ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale Derya Yanik e cila ja dorëzoi në dorë vogëlushen të ëmës Yasemin Begdas në një spital të Adanës, plot 54 ditë pas ngjarjes tragjike. “Ribashkimi i një nëne me fëmijën e saj është një nga detyrat më të çmuara në botë,” thotë ministrja./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

https://twitter.com/deryayanikashb/status/1642799069360791554

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share