500 fluturime anulohen në aeroportin e Floridas, shkak uragani Idalia

Më shumë se 500 fluturime brenda SHBA-së janë anuluar sot, sipas bazës së të dhënave të gjurmimit të fluturimeve FlightAware.

Prej tyre, 379 fluturime që mbërrijnë ose nisen nga Aeroporti “Tampa” në Florida përbëjnë shumicën dërrmuese të anulimeve.

Zona e Gjirit të Tampas pritet të ketë dëme të konsiderueshme pasi uragani Idalia të arrijë në tokë.

Gati 2,000 fluturime në ShBA janë vonuar gjithashtu që nga mëngjesi i sotëm.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share