50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit, Rama: Kundërshtarët e Kongresit janë të rrezikshëm sepse janë injorantë të mëdhenj

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në konferencën Jubilare me rastin e 50-vjetorit të mbajtjes së Kongresit të Drejtshkrimit. Në nisje të fjalës së tij, Kryeministri Rama ka theksuar se i vetmi flamur që nuk kupton pse është aty mes të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është ai i NATO-s në 50-vjetorin e këtij Kongresi.

Edi Rama: Sa e vështirë dhe sa e stërmundimshme është dukur shekuj më parë, disa vite më parë që gjuha shqipe të flitej, të shkruhej dhe të pranohej lirisht si e drejta më themelore e shqiptarëve jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe në RMV. Tre flamujt të qendrojnë bashkë si flamuj që mishërojnë ndër të tjera dhe në të njejtën kohë, një pakt të vështirë siç është gjuha. I vetmi flamur pse nuk kuptova këtu është flamuri i NATO, deri te flamuri i BE por flamuri i NATO-s çfarë do?

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka theksuar rëndësinë e Kongresit të Drejtshkrimit.

Edi Rama: Kjo konferencë vlen për të kujtuar se konsensusi gati unanim që u gjet rreth drejtshkrimit rreth 50 vjet më parë ështër mahnitës po të kesh paarsyh se në çfarë konfliktesh të përgjakshme dhe në çfarë rrugësh kanë ecur gjuhët e tjera për të arritur njëhsimin e tyre dhe për t’u bërë palca e mbrojtjes. Drejtshkrimi dhe gjuha e njësuar nuk janë gjë tjetër vecse një proces konsolidimi i frymës, i gërmës dhe i qënies së një kombi. Njëhsimi i gjuhës shqipe është proces historik.

I detyrohet dhe një fati që ne kemi pasur si shqiptarë. Ndonëse pa një shtet tonin që edhe kur e patëm, fati ynë ka qenë mendja e ndritur e njerëzve të dalluar të këtij kombi. Burime njerëzore dhe karaktere të hatashme shqiptare, personalitete me një vision shumë më të madh. Kur kërkon të ngjashmit e shumëkujt prej tyre që nuk janë sot në jetën tonë, është e pamundur që të mos ndjesh një ankth të thellë. Të ngjashmit e Eqrem Qabejt, të Aleks Budës e kështu me radhë, të ngjashmit e gjenderatës së re të profesor Emilit që është aty, vështirë.

Një nga boshëllqet më të mëdha që e këcënon kulturën dhe integritetin tonë si popuill dhe si komb spse kërcënon drejtpërdrejtë gjuhën e njësuar shqipe.

Mua më vjen të qesh si dashnor i paepur i gjuhës shqipe se as mund dhe as dua dhe as s’kam pse të qaj kur ndjek këtë debatin fantastik ku Kongresi i Drejtshkrimit i qortohet si një mëkat që vë në diskutim dhe vetë kongresin fakti që u organizua nën patronazhin e një pushteti absolut.

Kongresi i Drejtshkrimit ka një rëndësi të veçantë dhe mbase të paartishme, provoni që ta bëni sot një kongres se është e vetmja shpresë që Eqrem Cabej të çohet nga varri pasi i ka lënë kësaj bote një thesar që është një pasuri kombëtare që nuk mund ta lejojmë të jetë hajgare. Imagjinoni sot një punë përgatitore shkencore 20 vjet gjë që e bëri Kongresi i Drejtshkrimit, një nismë e ardhur nga shqiptarët e Kosovës në një atmosferë entuziazmi. Vijmë tek delegatët, emrat e të cilëve janë marramendës kur kujton kontributet e tyre dhe punën e tyre shkencore e bërë në vitet e jetës së delegatëve të Kongresit të Drejtshkrimit është një volum sikur të mblidhen sot të gjithë doktorët dhe profesorët e të gjitha shkencave pas rënies së komunizmit nuk e bëjnë dot as në 1 të 100-tën e volumeve, ky është fakt. Drejtshkrimi është një problem i rëndësishëm kulturor. Kundërshtarët e Kongresit të Drejtshkrimit janë të rrezikshëm sepse janë injorantë të mëdhenj./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share