Larja, tharja, krehja apo stilimi. Janë disa procese tek të cilat duhet të tregohemi të kujdesshëm pasi mund të dëmtojmë flokët pa e kuptuar.
Më poshtë kemi disa ‘zakone të këqija’ që dëmtojnë flokët tuaj:
Me siguri e keni dëgjuar sërish dhe jo pa arsye. Larja shumë e shpeshtë largon nga flokët vajrat natyralë, të cilët e hidratojnë dhe e mbrojnë atë. Për të balancuar humbjen, trupi prodhon edhe më shumë sebum, gjë që i bën flokët edhe më të yndyrshëm.
E aplikoni balsamin teksa flokët pikojnë ujë
Ju mund ts keni vënë re te parukierët, se si i përdredhin butësisht flokët përpara se të aplikojnë balsam ose maskë. Nëse flokët pikojnë, uji do të lajë një pjesë të sasisë që aplikoni, duke humbur lëndët ushqyese dhe lagështinë e vlefshme, kështu që kini kujdes.
Thani flokët me peshqir
Flokët janë shumë më të ndjeshëm kur lagen dhe peshqiri pas larjes mund të shkaktojë dëme. Merrni një peshqir të butë me mikrofibër dhe thjesht mbështillni flokët në të për të thithur ujin.
Krehni flokët e lagur
Siç e përmendëm më lart, flokët janë shumë të ndjeshëm kur janë të lagur, kështu që krehja e flokëve menjëherë më pas nuk është një ide e mirë. Merrni një krehër dhe filloni krehjen nga poshtë lart në mënyrë shumë të kujdesshme.
Gradimi i tharëses
Shkalla më e lartë e nxehtëisë tek tharësja e flokëve është që ne t’i thajmë më shpejt. Megjithatë, një temperaturë kaq e lartë do të shkaktojë konsumim dhe këputje të flokëve./tvklan.al