5 vendet më të lira në Evropë

Edhe pse shumë shtete të Evropës janë goxha të kushtueshme, ekzistojnë një sërë destinacionesh që kanë kosto të ulët jetese. Kujdesi shëndetësor dhe strehimi i lirë, janë vërtet tunduese. Ndoshta ky artikull mund t’ju vërë në dyshime, aq sa të lini punën dhe të zhvendoseni në këto vende:

Mali i Zi

Vendi, i cili kufizohet me Kroacinë, Bosnjën, Serbinë, Shqipërinë dhe Kosovën, është “aq i vogël sa mund ta përshkoni i me makinë brenda një pasdite.” Megjithatë, ai ka një peizazh shumë të larmishëm, duke filluar nga plazhet mahnitëse te malet dhe liqenet. Disa nga vendet e njohura përfshijnë Gjirin e Kotorrit, Parkun Kombëtar të Liqenit të Shkodrës, Budva dhe bregun e Adriatikut. Kostoja e jetesës është në këtë vend 775 dollarë.

Rumani

Kostoja mesatare e jetesës në Rumani  713 dollarë. Vendi kufizohet me Bullgarinë, Moldavinë, Serbinë dhe Hungarinë dhe ka një vijë bregdetare në Detin e Zi. Rreth një e treta e vendit përbëhet nga malet Karpate të njohura gjithashtu si Alpet e Transilvanisë të cilat gjithashtu kanë vendpushimet e njohura të skive si Brasov, Sinaia dhe Predeal.

Portugalia

Kostoja mesatare e jetesës në Portugali 1,073 dollarë. Nga Lisbona e gjallë dhe tramvajet e saj deri te Porto dhe arkitektura e saj shekullore, vendi mund të jetë magjepsës për shumë njerëz. Ka gjithashtu një klimë të butë, 3000 orë diell në vit dhe kilometra plazhe në Oqeanin Atlantik. Destinacionet e njohura përfshijnë Porto, Lisbona dhe, nëse jeni të interesuar për Algarve.

Hungaria

Kostoja mesatare e jetesës në Hungari 860 dollarë. E vendosur në Evropën Qendrore, Hungaria është pa dalje në det, por është shtëpia e liqenit Balaton, më i madhi në Evropën Qendrore. Kryeqyteti i saj, Budapesti, është i pasur me histori, arkitekturë dhe kulturë. Vendi është gjithashtu i njohur si “vendi i llixhave termale” dhe gjithashtu ka rreth 1500 burime minerale.

Malta

Kostoja mesatare e jetesës në Maltë është pak më e shtrenjtë se vendet e përmendura më parë, por me një mesatare prej 1,340 dollarësh. Arkipelagu Maltez është në mes të Mesdheut dhe vetëm tre ishujt më të mëdhenj — Malta, Gozo dhe Comino — janë të banuara. Kryeqyteti i Maltës, Valeta, është një qytet i gjallë dhe plot lëvizje. Për adhuruesit e historisë dhe arkeologjisë, ka kalatë e shumta për të eksploruar, si dhe një nga vendet më të ruajtura parahistorike në botë, Hypogeum Hal Saflieni, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share