5 miliardë paund për Manchester United

Sheiku nga Katari bën ofertën rekord për klubin britanik

Bankeri nga Katari, Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani dhe Ineos Group i Sir Jim Ratcliffe, kanë dorëzuar ofertat e tyre përfundimtare për Manchester United. Këto janë dy palët kryesore që kërkojnë të marrin kontrollin e klubit.

Procesi i shitjes së Manchester United nuk është vetëm kaq. Duhet të plotësohen sasi të mëdha dokumentesh për të arritur në fazën e fundit që mendohet të jetë para hapjes së merkatos së verës.

Oferta e biznesmenit Jim Ratcliffe fillimisht ishte për 69% të aksioneve duke lënë hapësirë që pronarët Joel dhe Avram Glazer të ruanin aksionet e tyre personale. Por kjo ide ka hasur në kundërshtimin e një grupimi tifozësh që kërkojnë largimin e amerikanëve nga klubi i Manchester.

Për këtë arsye Grupi ultras me emrin “1958”, po organizon një marshim proteste për ndeshjen e së dielës në Premier League kundër Aston Villa që do të luhet në Old Trafford.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share