5 dokumentarët për çmimet “Oscar”: Nga përplasje për Tajvanin deri te librat e ndaluar

Temat sociale, gjeopolitike, dhe problematika aktuale kanë qenë në fokus të dokumentarëve të shkurtër që janë kandidatë për të rrëmbyer çmimin pretigjoz, atë të “Oscars”. Aktualiteti ka qenë kryefjala e subjekteve të zgjedhura, të cilat janë pritur me kërshëri.

Njëri prej tyre “The ABCs of Book Banning”, ka zgjedhur një temë pikante, atë të ndalimit të librave në disa shkolla të Amerikës. Një prej regjisoreve e konsideron si çështjen më urgjente problematike që po ndodh në Amerikë.

“Ka 6000 libra të ndaluar në 41 shtete në këtë vend dhe nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë madhësinë dhe ritmin me të cilin librat ndalohen, kufizohen dhe sfidohen.”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Island in Between”, eksploron situatën politike të Tajvanit. Një vend i qeverisur në mënyrë demokratike, por që Kina nuk e ka lëshuar prej kohësh duke e konsideruar territor të saj, situate bëhet edhe me e ndjeshme kur në arenë vazhdon lufta në Ukrainë.

“The Last Repair Shop”, nxjerr në pah heronjtë e heshtur që rregullojnë instrumente muzikore në mënyrë që fëmijët në Los Anxheles të mund të luajnë instrumenti që duan.

Një tjetër vë në fokus, jetën e një çifti të moshuar, me gjithë problematikën dhe jetën e tyre në pension, dhe i fundit nga të pestët zbulon një komunitet të berberëve që mbështesin njëri-tjetrin në biznestet që kanë ngitur në një kohë kur bankat nuk ofrojnë kredi për to.

Më i miri do të shpallet nga Akademia e çmimeve Oscars, në 10 Mars.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share