BE-ja po monitoron nga afër situatën e tensionuar në veri të Kosovës
BE ka reaguar ndaj aksionit të policisë kosovare në veri për arrrestimet në veri të Kosovës të tre serbëve të akuzuar për krime lufte me urdhër të Prokurorisë Speciale të Hagës.
Zëdhënësi Stano deklaroi se BE-ja nuk e konteston të drejtën e Kosovës për të ndjekur penalisht krimet e luftës.
“Ne jemi duke e monitoruar situatën dhe jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet në Kosovë, për të marrë të gjitha informacionet për arrestimet e fundit të serbëve në veri me akuzën e kryerjes së krimeve të luftës. BE-ja nuk e konteston të drejtën e Kosovës për të ndjekur penalisht krimet e luftës.”
Tre serbët e arrestuar në Mitrovicë Ilija Elezoviç, Dragan Miloviç dhe Zoran Kostiç janë sjellë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ku atyre ju dha masa 48 orë paraburgim.
Ata akuzohen për krime lufte kundër popullatës civile në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë.
Sipas zëdhënësit të BE-së Stano rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve mes të dyja palëve është plotësisht e qartë me themelimin e një komuniteti të komunave serbe.
“Puna në themelimin e Bashkësive të Komunave Serbe duhet të vazhdojë pa vonesa dhe kushte. Është detyrim ndërkombëtar që Kosova e ka marrë përsipër. Si, në çfarë mënyre dhe në çfarë forme, kjo do të diskutohet në kuadër të dialogut, i cili është një platformë për zgjidhjen e problemeve. Ndaj çdo gjë duhet bërë në kuadër të dialogut dhe jo jashtë tij, publikisht apo mediatikisht.”
Stano tha se puna në themelimin e Bashkësive të Komunave Serbe duhet që të fillojë pa asnjë vonesë apo parakushte.
Klan News