Me çantë pas shpine, kapele, atlete dhe telefonin në dorë. Kaq mbante veshur ky 40-vjeçar, i cili këtë të hënë doli rrugëve të Durrësit i zhveshur. Panorama e pazakontë sigurisht që u pikas shumë shpejt nga kalimtarët e rastit, të cilët njoftuan policinë.
Kjo e fundit e gjeti po në rrugë dhe e shoqëroi në komisariat. Më pas në spital psikiatrik nga ky rezultoi se 40-vjeçari ishte në gjendje depresive. Në njoftimin e saj për mediat, policia thotë se pas mjekimit të nevojshëm, 40-vjeçari iu dorëzua familjarëve.
“Paraditen e sotme, menjëherë pas njoftimit se një shtetas kishte dalë i zhveshur në rrugë, shërbimet e Policisë gjetën shtetasin R. L., 40 vjeç, banues në Durrës. 40-vjeçari u dërgua në Komisariat dhe më pas në spitalin psikiatrik, ku pas kontrollit mjekësor rezultoi se ishte në gjendje depresive. Pas mjekimit të nevojshëm, 40-vjeçari iu dorëzua familjarëve”, tha policia e Durrësit në një njoftim për mediat./tvklan.al