SPASOVSKI: DO T`I PËRGJIGJEMI ASHPËR SECILIT QË OFENDON POPULLIN MAQEDONAS
Ditëlindja e sivjetshme e heroit kombëtar në Maqedoni dhe Bullgari, Goce Dellçrvit, nga Këshilli i Sigurisë u cilësua si ngjarje me rrezik të lartë sigurie. Instituti Patriotik i VMRO DPMNE-së premtoi se do ta ruaj 24 orë vendin ku pushon trupi i pajetë i Goce Dellçevit, e Ministri i brendshëm bullgar erdhi në Shkup ditë më parë për të dhënë mesazh me homologun e tij se incidente nuk do të tolerohen.
E që prej sot, policia po bëhej gati për ta “blinduar” lokacionin në afërsi të kishës “Sveti Spas” e cila është në Çarshinë e Shkupit.
Ministria e Punëve të Brendshme informon qytetarët se të shtunën do të mbyllen rrugët “Samoillova” deri tek udhëkryqi me rrugën “Prohor Pçinski”.
E në intervistë për televizionin publik, Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski tha se vendimet do të merren në varësi prej informatave që do të mblidhen nga shërbimet për ditën e ngjarjes.
”Ne jemi popull, shtet dhe qytetar mikpritës, duam që t’ia zgjasim dorën çdo kujt por në mënyrë të ashpër do të kundërpërgjigjemi nëse dikush e ka për qëllim që ta poshtërojë Maqedoninë dhe popullin maqedonas. Institucionet po i marrin të gjitha masat, institucionet do të jenë të gatshme, po punojmë së bashku me shërbimet sekrete në mbledhjen e informacioneve dhe në bazë të këtyre informacione do ti marrim të gjitha masat. Qytetarët duhet të jenë të qetë” – tha Oliver Spasovski, MPB.
Ministri Spasovski edhe një herë nuk u përgjigj se a do t`I ndalohet hyrja nw RMV euro-deputetit bullgar Angell Xhmbaski i cili disa herë më parë pati fjalime kontroverse dhe fyese për popullin maqedonas në mes të Shkupit. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Furkan Saliu