37 vjeçari nga Tetova duke punuar me eskavator ka dëmtuar instalimin elektrik

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, dje (26-shtator) në ora 17:00, në Sllatinë të Tetovës, kanë privuar nga liria 37-vjeçarin J.A. nga ky fshat, i cili duke punuar me eskavator rreth mesditës ka dëmtuar ndjeshëm instalimin elektrik dhe ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike disa banorëve të fshatit.

Është kryer kontroll dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personit J.A. do të përgatitet një parashtresë përkatëse.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share