”Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (03.09.2023), ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 339 drejtues mjetesh.
Prej tyre, 21 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe katër automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 158 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 181 jashtë vendbanimit.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta” – thuhet në kumtesën e MPB-së.