33 vjetori i pavarësisë së RMV-së, qytetarët ankohen për mungesë të kushteve…

Në këtë ditë të pavarsisë së vendit shumica e qytetarëve nuk e kanë idë se çfarë dite është. Ata të cilët ishin të informuar se RMV-ja shënon pvarësinë e vendit ankohen për mungesë të kushteve presin të bëhet më mirë.

Në 33- vjetorin e pavarësisë së vendit tonë shumë pak qytetarë janë të informuar se çfarë është 8 shtatori.

Por, disa qytetarë të tjerë të anketuar nga Klan Maqedoni u  shprehen se 8 shtator është pavarësia e shtetit, e përkundër kësaj ata thonë që vendit tonë i mungojnë ende shumë gjëra.

“Pavarësia e Maqedonisë 8 shtatori. Shumë sende mungojnë”.

“Nuk e di, a po 8 shtatori  pavarësia e shtetit. Pavarisa e shtetit”.

“Është festa e 33 vjetorit të pavarsisë ne sjemi pjesë aty nuk na intereson shumë. Për të tjerët mirë po me halle me derte kështu siç është do të jetojm çfarë të bëjmë”.

“Dita e pavarsisë së Republikës së Maqedonisë nuk e di a jemi te mvarur apo te pamavarur. Mendoj se jemi te mvarur prej Amerikës dhe të tjerëve si të vendosin ato, ashtu duhet të bëjmë”.

Kujtojm që në nderë të  kësaj dite  8 shtatori është shpallur festë shtetësore dhe ditë jo punë për të gjithë gjytetarët e vendit. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share