31 vjet pavarësi: Kovaçevski thirrje për unitet, Mickoski përmend referendumin

GRUBI: MARRËVESHJA E OHRIT HAPI KAPITULLIN E BARAZISË

Në 31-vjetorin e Pavarësisë, Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes një video mesazhi ka bërë thirrje për unitet. Integrimi është beteja e brezit tonë – ka thënë Kryeministri duke përmendur sfidat me pandeminë, luftën në Ukrainë, krizat energjetike dhe me ushqimin raporton KlanM. Megjithatë, sipas Kovaçevskit, gjatë këtyre viteve në kohë janë bërë tri hapa mjaft të rëndësishme.

“U bëmë pjesë të NATO-s duke siguruar vendin në aleancën më të madhe. Nisëm negociatat me BE-në duke mbrojtur pozicionet tona. Bashkë me Shqipërinë dhe Serbinë themeluam nismën “Ballkani I Hapur” për bashkëpunim më të mirë ekonomik në rajon. Uniteti I popullit është garancë për paqën në vend. Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë garanca për paqën rajonale”, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Lideri I VMRO-DPMNE-së, në urimin e tij ka bërë ndërlidhjen e referendumit të vitit 1991 me nismën aktuale të koalicionit opozitar që drejtohet nga ai, përcjell KlanM. Sipas tij, referendumi e bëri Maqedoninë të pavarur, kurse pikërisht Referendumi do ta bëjë dinjitoze.

“Para 31 viteve dhamë amanetin se do ta bëjmë Maqedoninë e Pavarur. Kishte shumë pyetje, dilema dhe kritika, por koha tregoi se hapi ishte historik. Tani, pas 31 viteve jemi para një sfide të njëjtë. Me referendum ta ruajmë vendin nga tentativat për shantazhe dhe asimilime, kurse të vazhdojmë drejt rrugës së BE-së”, deklaroi kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Tejkaluam kohëra të vështira, gjatë viteve kishim rënie dhe ngritje, por më në fund arritëm të thyejmë barrierat e përçarjes dhe paragjykimit përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit që hapi kapitullin e bashkëjetesës paqësore dhe barazisë – thuhet në urimin e Zv/Kryeministrit të Parë, Artan Grubi.

“Tani është koha të reflektojmë mbi këto të arritura dhe të qëndrojmë të bashkuar duke avancuar procesin e integrimit me hapat e duhura konform kornizës negociuese”, deklaroi Zv. kryeministri i parë Artan Grubi.

Edhe pas 31 viteve, partitë politike në Maqedoninë e Veriut nuk arritën të jenë unik për qëllimet strategjike të vendit. Aq më tepër, edhe ky përvjetor, sikurse shumë përvjetore tjera historike, partitë I shënojnë ndaras varësisht interesave të tyre partiake. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share