30 vende të botës në alarm nga kolera

OBSH vlerëson situatën të rëndë, veçanërisht në Afrikë

Rikthehet emergjenca e kolerës. Sëmundja infektive ka goditur deri tani 30 vende në botë. OBSH vlerëson situatën si mjaft të rëndë, vecanërisht në Afrikë, ku në Janar janë evidentuar 26 mijë raste aktive dhe rreth 700 te vdekur në 10 vende të ndryshme, duke shënuar një rritje me 30% në krahasim me vitin e kaluar.

Ndërkohë që në Malaëi që nga shpërthimi i epidemisë Marsin e vitit të kaluar, ka shënuar 37 mijë të prekur dhe deri tani 1200 të vdekur. Gjithashtu edhe Republika demokratike e Kongos dhe Kameruni janë prekur dhe infektimet janë në rritje. Por jo vetëm, Siria, vend i shkatërruar nga lufta e nga tërmetet e muajit Shkurt, që nga Gushti 2022 ka regjistruar rreth 77 mijë raste me kolerë.

Kolera, sëmundje infektive e shkaktuar nga konsumi i ujit të papastër dhe të ndotur nga kanalizimet e ujërave të zeza, shkakton diarre e të vjella, e sjell në kohë të shkurtër vdekjen e pacientit nëse nuk kurohet më urgjencë. Është mjaft ngjitëse dhe përhapet me shpejtësi te madhe duke qënë se uji ndot jo vetem njeriun, ushqimet etj.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share