Çështja “Rubiales” pushtoi faqet e mediave për disa muaj derisa Presidenti i Federatës Spanjolle dha dorëheqjen nga posti i tij. Gjerësisht, ai u akuzua dhe kishte ngacmuar seksualisht futbollisten Jenni Hermoso, pasi e kishte puthur atë në mënyrë të padëshiruar nga vetë lojtarja e Kombëtares.
Publiku, shoqëria civile, politika dhe më pas Komuniteti Futbollit në Spanjë u shprehen kundër këtij veprimi. Tashmë mbërriti edhe vendimi i FIFA-s për të përjashtuar për 3 vite, Luis Rubiales nga të gjitha aktivitetet futbollistike për shkelje të nenit 13 të Kodit të Disiplinës së FIFA-s.
Ish-Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit ka 10 ditë kohë për të kërkuar arsyet e këtij dënimi, të cilat më pas do të publikohen në faqen zyrtare të FIFA-s, gjithashtu Rubiales ka mundësinë e apelimit të këtij vendimi.
Me ndëshkimin ndaj Rubiales, FIFA ka treguar se rikonfirmon angazhimin e saj absolut për të respektuar dhe mbrojtur integritetin e të gjithë njerëzve dhe për të garantuar respektimin e rregullave themelore të sjelljes dinjitoze në futboll.
Tv Klan